Sport

'Euro 2024'/ Londra skedon dhe parandalon udhëtimin e 1.600 tifozëve “të dhunshëm”...

Më shumë se 1.600 tifozë anglezë dhe uellsianë, janë të skeduar dhe do të privohen nga udhëtimi në Gjermani gjatë “Euro 2024”, sipas qeverisë britanike.

26 Mars 2024, 15:51 Nga DOSJA
'Euro 2024'/ Londra skedon dhe parandalon udhëtimin e 1.600

ANGLI - Më shumë se 1.600 tifozë anglezë dhe uellsianë, janë skeduar do të privohen nga udhëtimi në Gjermani gjatë “Euro 2024”, njoftoi qeveria britanike të martën, një masë e zakonshme gjatë turneve të mëdha.

Londra i ka përdorur këto ndalime udhëtimi për "tifozët e dhunshëm dhe përçarës", sipas fjalëve të saj, për disa vite, siç ishte rasti në përgatitjen për Kupën e Botës 2022 në Katar.

“Nga e enjtja e 4 qershorit, më shumë se 1.600 personave në Angli dhe Uells, u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit gjatë “Euro 2024” dhe do të duhet të dorëzojnë pasaportat e tyre britanike në polici deri në fund të turneut”,- informon Ministria e Brendshme britanike.

Personat që nuk i përgjigjen kësaj kërkese ose që tentojnë të "udhëtojnë për në Gjermani ose në vendet fqinje" gjatë Euros (14 qershor - 14 korrik), pavarësisht nga kontrollet kufitare gjermane të shpallura këtë të martë, janë të ekspozuar ndaj një "gjobe të rëndë", deri në gjashtë muaj burgim”, kujton Home Office.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Mars 2024, 10:47

Eden Hazard zyrtarizon lajmin surprizë…

SPANJE - Që nga vera e kaluar, karriera e madhe e Eden Hazard ka marrë fund. Ai që ndezi Premier Ligën me Chelsean, pak më pak Ligë...