Sport

Ish-ndërkombëtari i Gjermanisë, Philipp Lahm, e sheh Francën të fitojë ‘Euro 2024’

Për Philipp Lahm, ish-ndërkombëtar gjerman dhe tani kreu i Komitetit Organizativ të “Euro 2024”, Franca është favoritja për të fituar kompeticionin (14 qershor-14 korrik).

26 Mars 2024, 16:13 Nga DOSJA
Ish-ndërkombëtari i Gjermanisë, Philipp Lahm, e sheh Francën

GJERMANI - Një fitore franceze në Euro më 14 korrik. Nuk është shkruar ende, por plani është larg nga të qenit kaq utopik, të paktën nëse duam të besojmë mendimin e Philipp Lahm, presidentit të Komitetit Organizativ të “Euro 2024”.

Kampioni i botës 2014 sheh mundësinë që blutë të fitojnë kompeticionin këtë verë dhe vlerëson grupin e madh dhe efikas që ka në dispozicion skuadra franceze, në një intervistë për AFP.

I pyetur për favoritin e madh, ish-lojtari i Bayern Munichut, u përgjigj: “Franca, thjesht sepse ka, do të thoja, 40 lojtarë, ka vërtet shumë lojtarë shumë të talentuar”.

“Ata kanë një grup shumë të balancuar dhe mund të bëjnë lehtësisht ndryshime, duke sjellë lojtarë nga pankina, të cilët normalisht do të kishin legjitimitetin për të luajtur që në fillim. Por ajo që është vendimtare është paraqitja e tyre si ekip në fushë”,- shtoi Lahm.

Presidenti i “Euro 2024” parashikon se “kombet e mëdha evropiane të futbollit” do të jenë më të mirët për të fituar kompeticionin. Por ai “do që gjithashtu të ketë një ekip surprizë, që kombet e vogla të shkojnë mjaft larg në turne, të inkurajuar nga tifozët e tyre”, siç ishte në gjendje të bënte Islanda në “Euro 2016” për shembull.

Gjithsesi, "titulli, jam pothuajse i sigurt, se do të fitohet nga një komb futbolli, një favorit që ka fituar gjithmonë vitet e fundit.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll