Aktualitet

S’i kishin bllokuar vetëm celularin, Kejvinën e kishin lënë trokë! Zbardhet kërkesa e saj, modelja apel Krimeve të Rënda: Mi zhbllokoni të gjitha!

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare. 
Featured image of article: S’i kishin bllokuar vetëm celularin, Kejvinën e kishin lënë trokë! Zbardhet kërkesa e saj, modelja apel Krimeve të Rënda: Mi zhbllokoni të gjitha! Redjan Rraja, Prokuroria e Krimeve të Rënda, vendi i atentatit dhe Kejvina Kthella
Përditësuar:

TIRANË- Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare. 

Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre. Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim. 

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment