Sport

Sot, tri biletat e fundit për në finalet e “Euro 2024”!

Uellsi është në kërkim të një ndryshimi të fatit, teksa përballet me Poloninë në Cardiff, Ukraina duhet të kapërcejë Islandën për të arritur në “Euro 2024”, ndërsa Gjeorgjia po ëndërron për një turne të parë final të madh në histori, teksa mirëpret ish-kampionët e Greqisë.

26 Mars 2024, 12:54 Nga DOSJA
Sot, tri biletat e fundit për në finalet e “Euro 2024”!

ZVICER - Që kur mposhti Poloninë 2-0 në përballjen e tyre të parë, në 1973, Uellsi nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj kundërshtarëve të tyre të sotëm, duke regjistruar më pas 2 barazime dhe 7 humbje.

Por pas një fitoreje 4-1 kundër Finlandës, trajneri Rob Page i Uellsit ka paralajmëruar duke thënë: "Sillni të martën sa më shpejt". Dhe në fakt e marta erdhi, përballja mes tyre do të jetë sot. Kapiteni Ben Davies pranon se “Polonia do të jetë një kundërshtar i vështirë", por shpreson se avantazhi i shtëpisë do të jetë i rëndësishëm: "Ne kemi luajtur kundër disa skuadrave të mira këtu dhe kemi marrë disa rezultate të mira, dhe ne duhet ta përdorim atë përvojë."

Robert Lewandowski nuk ishte i shqetësuar, që nuk ishte ndër golashënuesit në fitoren 5-1 të Polonisë në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it kundër Estonisë me dhjetë lojtarë dhe ndjeu se avantazhi i shtëpisë mund të jetë i mbivlerësuar. “Uellsi është në shtëpi dhe ata do të jenë nën presion të madh,- tha ai. - Ka një hap të fundit për t'u bërë dhe unë besoj se ne mund ta bëjmë atë."

Kujtojmë që Polonia ishte skuadra e grupit të Shqipërisë dhe përfundoi duke u renditur e treta, pas rezultateve jo të mira që mori në grupin tonë.

Ndeshja tjetër finaliste është jo mes Ukrainës dhe Islandës. Dy ndeshjet e mëparshme të Ukrainës në shtëpi kundër Islandës, kanë përfunduar 1-1, ndërsa tani skuadrat përgatiten të takohen sërish në Wroclaw të Polonisë, ku fitorja është objektivi për të dyja palët.

Ukraina mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën në gjysmëfinale, ndërsa Islanda pati një kalim të thjeshtë, pasi mundi 4-1 Izraelin. Ukraina është kundërshtar i ashpër, por trajneri norvegjez i Islandës është shpresëdhënës, duke shtuar: "Ne kemi një anë punëtore në ekip dhe një tjetër kualitative.”

Ukraina ka arritur në finalet e Kupës së Botës, ose të ‘play-off’-it të Euro-s shtatë herë, por kanë fituar vetëm një herë, kundër Sllovenisë për të arritur në “Euro 2016”.

Ndeshja tjetër finalist e ‘play off’-it të Ligës së Kombeve, është ajo mes Gjeorgjisë, e cila mbërriti këtu pas eliminimit të Luksemburgut dhe Greqisë që eliminoi Kazakistanin. Takimi që do të zhvillohet në Tbilis sigurisht do të ndihmojë vendasit edhe pse trajneri francez i tyre deklaroi se duhet lojë e mirë dhe cilësi për t’u kualifikuar.”

Ndërkohë vlen të thuhet se në 9 përballjet mes Gjerogjisë dhe Greqisë, gjithçka flet për grekët: 7 fitore dhe 2 barazime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Mars 2024, 10:47

Eden Hazard zyrtarizon lajmin surprizë…

SPANJE - Që nga vera e kaluar, karriera e madhe e Eden Hazard ka marrë fund. Ai që ndezi Premier Ligën me Chelsean, pak më pak Ligë...