Art&Argëtim

"Tani jam e lirë"/ Shakira akuzon hapur Gerard Pique: Bashkëshorti më tërhiqte për poshtë

Kur prezantuesi e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vite për të nxjerrë një album të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte "bashkëshorti".

26 Mars 2024, 11:27 Nga S.B
"Tani jam e lirë"/ Shakira akuzon hapur Gerard Pique:
Shakira dhe Jimmy

SHBA- Këngëtarja Shakira ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon për të folur rreth jetës së saj si dhe albumin e ri "Las Mujeres Ya No Lloran". Kur prezantuesi e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vite për të nxjerrë një album të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte "bashkëshorti".

“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, bashkëshorti po më tërhiqte për poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet” është përgjigjur Shakira.

Thumbimet e yllit të estradës ndaj ish-partnerit të saj nuk ndalen, megjithatë futbollisti spanjoll ka shmangur përmendjen e ish-it të tij, ndërsa në çdo intervistë kujdeset të përgjigjet diplomatikisht. Pak muaj më parë Gerard Pique u shfaq në një intervistë për “El Escorpion Dorado” por ka mundur ti bëjë ballë ngacmimeve të moderatorit duke mos folur për detaje apo informacione.

shakira jimmy fallon

Sondazh

Poll