Art&Argëtim

Akuzohet për abuzime seksuale/ FBI bastis shtëpinë e reperit më të famshëm në Los Angelos dhe Majami, arrestohen djemtë e tij

Disa padi të fundit kanë akuzuar reperin për sjellje të pahijshme seksuale, por këto akuza kundër tij në procese gjyqësore janë mohuar nga avokatët e tij

26 Mars 2024, 08:08 Nga r.ll
Akuzohet për abuzime seksuale/ FBI bastis shtëpinë e reperit
foto nga bastisjet

SHBA- Pronat e reperit Sean "Diddy" Combs u bastisën të hënën nga agjentë federalë, për shkak të një hetimi që është në vazhdim në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Majami. Dy prona u kontrolluan në Los Angeles dhe Majami si pjesë e hetimit, ndërsa zyrtarët nuk specifikuan arsyet e bastisjeve apo nëse ato ishin të lidhura me Combs. Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç, të cilët u vunë nën prangat e policisë.

Disa padi të fundit kanë akuzuar reperin për sjellje të pahijshme seksuale, por këto akuza kundër tij në procese gjyqësore janë mohuar nga avokatët e tij. Një ditë më parë, agjentët e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare po kryenin operacionet e tyre në rezidencën prej 17,000 metrash katrorë, ku Combs njoftoi publikimin e albumit të tij të fundit shtatorin e kaluar.  E vendosur në lagjen e pasur të Los Anxhelosit të Holmby Hills, zona është shtëpia e shumë të famshëmve dhe rezidenca e Playboy.

Dsyhohet se kontrollet kanë ardhur pas akuzave ndaj reperit për abuzim seksual. Vitin e kaluar, këngëtarja R&B, Cassie, emri i plotë i së cilës është Casandra Ventura, ngriti një padi në gjykatën federale të Nju Jorkut kundër z. Combs, me të cilin ishte lidhur në periudhën mes 2005 dhe 2018. Në dokumentet e gjykatës, ajo pretendonte për abuzime prej vitesh nga duart e reperit, megjithëse më vonë e zgjidhi padinë me të.

Dy gra të tjera më pas dolën me paditë e tyre, duke e akuzuar atë gjithashtu për abuzim seksual. Një burrë po ashtu ka dalë duke akuzuar Combs për sjellje të pahijshme seksuale. Mr Combs mbetet një nga producentët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të hip-hop-it të disa dekadave të fundit. Ai është themeluesi i Bad Boy Records dhe është tri herë fitues i Grammy-ve, i cili ka punuar me artistë të listës A si Usher dhe Mary J Blige.

sean diddy combs los angeles majami

Sondazh

Poll