Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplas biçikletën, plagoset i moshuari

Mësohet se një makinë rreth orës 17:45, në rrugën "Zogu i parë" ka përplasur një 80-vjeçar. I moshuari mësohet se po udhëtonte me biçikletë. 

26 Mars 2024, 10:45 Nga N.F
Aksident në Elbasan, makina përplas biçikletën, plagoset i
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident është regjistruar pasditen e djeshme në Elbasan. Mësohet se një makinë rreth orës 17:45, në rrugën "Zogu i parë" ka përplasur një 80-vjeçar. I moshuari mësohet se po udhëtonte me biçikletë. 

Sipas njoftimit të policisë i plagosuri po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:45, në rrugën "Zogu i parë", automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident elbasan

Sondazh

Poll