Aktualitet

Aksident në Berat/ Pas goditjes me makinën, motori përplaset në bordurat e rrugës dhe ndahet më dysh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qenë lëvizja e motorrit,që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë.

26 Mars 2024, 10:28 Nga r.ll
Aksident në Berat/ Pas goditjes me makinën, motori përplaset
pamje nga aksidenti

BERAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së” në Berat, ku një motor është përplasur me një makinë. Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.

Fatmirësisht, drejtuesi i motomjetit Kujtim Mbrakulli ka shpëtuar pa lëndime. Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qenë lëvizja e motorrit,që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë.

Pa lëndime ka shpëtuar edhe drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit. 

aksident ne berat

Sondazh

Poll