Aktualitet

Air Albania “braktis” pasagjerët në Stamboll, u shtyn fluturimin me një ditë

Kjo ka sjell irritim te pasagjerëve qe kanë kontaktuar edhe kompaninë "Air Albania" por sërish nuk kanë marrë asnjë përgjigje ose arsye për anulimin e fluturimit të tyre. 

25 Mars 2024, 20:41 Nga r.ll
Air Albania “braktis” pasagjerët në Stamboll, u shtyn
foto ilustruese

TURQI- Kompania e fluturimit "Air Albania" ka lënë në Stamboll pasagjerët e saj duke iu anuluar udhëtimin pa u dhënë një shpjegim qytetarëve që kishin prerë biletën. Janë me dhjetëra shqiptarë që kishin rezervuar udhëtimin për sonte në orën 23.35 që të niseshin nga Stambolli, por kur kanë vijuar procedurat e Check In, janë përballur me lajmin e anulimit.

Agjencitë ku prenë biletën i kanë njoftuar klientët se "Air Albania" ka anuluar fluturimin e darkës ndaj u duhet të presin deri nesë për të siguruar kthimin në Shqipëri. Kjo ka sjell irritim te pasagjerëve qe kanë kontaktuar edhe kompaninë "Air Albania" por sërish nuk kanë marrë asnjë përgjigje ose arsye për anulimin e fluturimit të tyre. 

Kanë qenë vetë qytetarët e shqetësuar që kanë denoncuar skandalin. Nisur nga të dhënat e biletave të pasagjerëve, Syri Tv kreu edhe verifikimet për fluturimin dhe rezulton që për ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, nuk ka asnjë ulje të Air Albania nga Stambolli. Fluturimi i parë nga Stambolli, që mban të njejtin numër për të cilët pasagjerët kanë paguar, do të kryhet diten e nesërme në orën 6 të mëngjesit, ndërkohë qe qytetarët kanë prerë biletat e tyre për në datë 25 mars ora 23.35.

air albania stamboll

Sondazh

Poll