Sport

FIFA do të vendosë për ndeshjen Koreja e Veriut-Japoni, priten 3 pikë në tavolinë…

Ndeshja ndërmjet Koresë së Veriut dhe Japonisë, e planifikuar fillimisht për të martën, por që vendi pritës e anuloi, nuk do të riplanifikohet.

25 Mars 2024, 15:44 Nga DOSJA
FIFA do të vendosë për ndeshjen Koreja e Veriut-Japoni, priten 3

JAPONI - Ndeshja e kthimit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Koreja e Veriut-Japoni, e planifikuar për të martën, e anuluar pa arsye nga Koreja e Veriut, nuk do të "luhet dhe as do të riplanifikohet", njoftoi FIFA, duke i hapur kështu rrugën një kualifikimi në tapetin e gjelbër të japonezëve për raundin tjetër.

“Rasti dhe rezultati i ndeshjes do t'i dorëzohen komitetit disiplinor të FIFA-s”,- tha Federata Ndërkombëtare të dielën.

Pas fitores japoneze (1-0) në ndeshjen e parë në Tokio, Koreja e Veriut do të priste ndeshjen e kthimit javën e shkuar, por autoritetet lokale njoftuan befas të enjten se nuk do të mund ta organizonin takimin, pa më të voglin shpjegim.

Konfederata Aziatike e Futbollit (CAF) njoftoi menjëherë se ndeshja nuk do të zhvillohet fare, dhe FIFA më pas e konfirmoi këtë, duke pasur parasysh se nuk ka një datë të lirë në kalendarin ndërkombëtar për ricaktim.

Në rast të një fitoreje në tapetin e gjelbër, Japonia do të sigurohej se do të përfundonte në krye të grupit të saj dhe do t'i bashkohej raundit final të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës 2026, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll