Video/ “Ec me mua thashë”, civilët marrin me forcë qytetarin në mes të Tiranës, burri ulëret dhe mbledh njerëzit në
18 Nëntor 2019, 20:05Nga DOSJA
TIRANË– Një qytetar është ndaluar me forcë nga efektivët e policisë në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Në videon e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se si dy civilë, me trup të bëshëm ndalojnë në mes të sheshit qytetarin dhe i thonë që duhet të shkojë me ta.
Qytetari kundërshton pasi thotë se ata nuk janë me uniformë dhe se ai nuk ka se si ta dijë që dy personat në fjalë janë policë, dhe nuk pranon të shkojë me të.
Qytetari në fjalë fillon të bërtasë dhe mbledh dhjetëra njerëz rreth tij, teksa ngjitet në një stendë pej druri në qendër të Tiranës dhe u kërkon dy personave që mos ta prekin.
“Ku e ke shenjën ti more që je polic? Ku e ke o dhunues i kushtetuës?”- dëgjohet teksa thotë ai në video.
Nërkohë që dy civilët fillojnë ta tërheqin nga krahu dhe i thonë: Ec me mua ore, të thashë. Ec më mua! Bashkë do shihemi në Gjykatë me gjithë këto që ke thënë ti këtu!
Buri vazhdon të bërtasë dhe të kundërshtojë arrestimin e tij, ndërkohë që qytëetarët i dalin në mbrojtje.
“Pse s’ja tregon distiktivin që je polic? Policia Bashkiake nuk arreston njeri!”- thotë një në video.
Ndërkohë që një tjetër këmbëngul që duhet t’i thonë qytetarit në video se çfarë ligji ka shkelur.
“Tregoji çfarë ligji ka shkelur, e ke për detyrë,”– thotë tjetri.
“E di unë atë,”- thotë njëri nga civilët.
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit. Në video nuk kuptohet mirë arsyeja që ka shtyrë civilët të ndalojnë qytetarin dhe nuk dimë të themi momentin se kur është filmuar.
(F.M/DOSJA.AL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– I fejuari i Amarilda Lekës, juristes që mashtronte të afërmit e të dënuarve dhe duke u shtirur si jurist u premtonte atyre lirinë në këmbim të shum...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshmë në stadiumin e ri Air Albania u zhvillua ceremonia e inagurimit, pak para ndeshjes Francë-Shqipëri, ku kuqezinjtë pësuan h...
SHKODËR– Një 30-vjeçar i identifikuar si Driton Leka ka mbetur i palgopsur me thikë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Leka është plagosur me thi...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar nga Kosova është vrarë në afërsi të një pub-i në qendër të Firenzes.Sipas asaj që raportojnë mediet...
KAVAJË- Një tjetër aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kavajë. Një automjet ka përplasur për vdekje një 52-vjeçar, i cili po udhëtont...
TIRANË– Aleksandër Laho (Pëllumb Ymeri) i njohur ndryshe si “Rrumi”ka lënë spitalin ku ndodhej i shtruar prej 18 dItësh. “Rrumi” mbeti i plagosur me një pl...
TIRANË– Unioni i Këshillave Studentorë ka ngjitur disa mesazhe në muret e Universiteteve, teksa i kërkojnë falje studentes Adela Gjoka, e cila u hodh nga k...