Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, “Rrumi” lë spitalin pas 18 ditësh, shoqërohet me autoambulancë drejt banesës

18 Nëntor 2019, 17:44 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, “Rrumi” lë spitalin pas 18

TIRANË– Aleksandër Laho (Pëllumb Ymeri) i njohur ndryshe si “Rrumi”ka lënë spitalin ku ndodhej i shtruar prej 18 dItësh. “Rrumi” mbeti i plagosur me një plumb në nofull teksa udhëtonte me prokurorin Arjan Ndoja, pasditen e 1 nëntorit kur u bë dhe atentati.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rrumi ka dalë nga spitali mesditën e sotme i shoqëruar nga njerëzit e tij, dhe është dërguar në banesë me autoambulancë.

Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndërkohë që prokurori Arjan Ndoja vijon të mbetet në spital.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku që ndërroi jetë  para disa ditësh dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja, i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Kjo indicje erdhi pasi në “ML”-në  e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave të ish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku arjan ndoji atentat prokurorit arjan ndoja rrumi del nga spitali andi maloku arjan ndoji atentat prokurorit arjan ndoja rrumi del nga spitali

Sondazh

Poll