Aktualitet

Foto/ “Koha jote u ndal kur duhej të vraponte”, studentët i kërkonë falje Adelës që u vetëvra: Do jeton në ndërgjeg

18 Nëntor 2019, 17:34 Nga DOSJA
Foto/ “Koha jote u ndal kur duhej të vraponte”, studentët

TIRANË– Unioni i Këshillave Studentorë ka ngjitur disa mesazhe në muret e Universiteteve, teksa i kërkojnë falje studentes Adela Gjoka, e cila u hodh nga kati i shtatë i pallatit duke u vetëvrare pas kushteve të vështira ekonomike dhe pamundësisë për të gjetur një punë.

Në një mesazh të ardhur në redaksinë e Dosja.al, shihet që studentët i kërkojnë falje Adelës, të cilës iu ndal koha atëherë kur duhej të vraponte.

Ndër rreshta, miqtë e Adelës fajësojnë shoqërinë dhe qeverinë e cila nuk kishte veshë të dëgjonte në kohën e duhur këmbanat e studentes së diplomuar për inxhinieri, kur kishte nevojë për ndihmë.

Apel i Unionit te keshillave studentor per shoqerin dhe politiken . Adela na fal, Na fal që nuk mundëm të të shpëtonim dot nga kthetrat e këtij realiteti të trishtë. Na fal që britmat e tua të heshtura, ne ishim shumë shurdhë për ti dëgjuar. Na fal Adela që nuk e krijuam një shoqëri ku ti të jetoje me dinjitet si të gjithë moshatarët e tu. Na fal Adela që koha jote u ndal atëherë kur duhej të vraponte. Është faji ynë, i gjithësecilit prej nesh. Ti ke ikur Adela po ti do të jetosh në ndërgjegjen tonë. ]Në ndërgjegjen e atyre që nuk i dëgjojnë këto këmbana që buçasin për ndihmë. Është faji i atyre që luftojnë në beteja bosh, ndërkohë që lufta e vërtetë bëhet në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Ne e humbëm luftën me ty Adela, se të humbëm ty. Në vend që të ishe duke jetuar ditët e tua më të bukura, ti u ktheve në një mësim për ne Adela. Në një këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë. Kjo shoqëri nuk ka vdekur. Ne nuk mund të lejojmë të humbim Adela të tjera në mesin tone,”– shkruhet ndër të tjera në mesazh.

Adela Gjoka është studentja që vetëm pak ditë më parë i dha fund jetës së saj duke u vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Rrëshen.

Mesazhe sensibiluese u përhapën shumë shpejt në rrjetet sociale, pas vdekjes së Adelës ku shpjegonin se si një studnete e diplomuar për inxhinieri si ajo nuk kishte arritur të gjente vend punë dhe kushtet e vështira ekonomike e çuan drejt vetëvrasjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adela gjoka studentet mesazhe per adela gjoken adela gjoka studentet mesazhe per adela gjoken

Sondazh

Poll