Aktualitet

E rëndë në Itali, vritet shqiptari në mes të Firences

18 Nëntor 2019, 18:48 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, vritet shqiptari në mes të Firences

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar nga Kosova është vrarë në afërsi të një pub-i në qendër të Firenzes.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, viktima 33-vjeçar, i cili punonte si kamarier, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e thikës. Ndonëse u dërgua me urgjencë së spitalin e Careggit, fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se 33 vjeçari është qëlluar disa herë me thikë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është ndaluar nfa karabinierët një tunizian 39-vjeçar.Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali vritet shqiptari ne firence itali vritet shqiptari ne firence

Sondazh

Poll