Aktualitet

Makina përplaset me biçikletën, ndërron jetë çiklisti në Malin e Robit, shoqërohet drejtuesi i mjetit (FOTO)

18 Nëntor 2019, 18:09 Nga DOSJA
Makina përplaset me biçikletën, ndërron jetë

KAVAJË- Një tjetër aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kavajë. Një automjet ka përplasur për vdekje një 52-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë në një rrugë dytësore në Malin e Robit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi me iniciale G.L., kurse drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicilae B.F, është shoqëruar në Komisariatin e Kavajës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kavajë/Informacion Paraprak: 

Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kavajë vdes ciklisti ne malin e robit aksident në kavajë vdes ciklisti ne malin e robit

Sondazh

Poll