Aktualitet

Sherr me thika mes kushërinjve në Shkodër, 30-vjeçari përfundon në spital, autori shpallet në kërkim (Emrat)

18 Nëntor 2019, 18:48 Nga DOSJA
Sherr me thika mes kushërinjve në Shkodër, 30-vjeçari

SHKODËR– Një 30-vjeçar i identifikuar si Driton Leka ka mbetur i palgopsur me thikë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Leka është plagosur me thikë në këmbë nga kushëriri i tij, i identifikuar si Denislon Leka.

Dy kushërinjtë janë përplasur fizikisht në Shkodër, për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që në debat e sipër, 20-vjeçari ka nxjerrë thikë dhë ia ka ngulur kushëririt të tij 30-vjeçar, duke e lënë të plagpsur në këmbë.

Driton Leka ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore, e ndërsa Denilson Leka është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë
Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(f.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denilson leka driton leka plagoset 30 vjeçari sherr me kusherinjve ne shkoder sherr me thika ne shkoder shkoder denilson leka driton leka plagoset 30 vjeçari sherr me kusherinjve ne shkoder sherr me thika ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll