Aktualitet

EMRI/ Ishte në kërkim dhe tentoi të hynte në Shqipëri nga Kakavija, arrestohet 58-vjeçari

Ai ishte në kërkim si i dënuar me burgim për falsifikim.

24 Mars 2024, 16:26 Nga M.B
EMRI/ Ishte në kërkim dhe tentoi të hynte në Shqipëri
Foto ilustruese

KAKAVIJË- 58-vjeçari Alfred Lelaj është arrestuar pasi tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet pikës kufitar të Kakavijës. Ai ishte në kërkim si i dënuar me burgim për falsifikim. Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.

Njoftimi:

DVP Vlorë/Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim. Tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Kakavije, ndërkohë që ishte në kërkim, i dënuar me burgim për falsifikim, ndalohet 58-vjeçari. Ndalimi i këtij shtetasi, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58-vjeç.

Sondazh

Poll