Aktualitet

Përplas me Benz një makinë, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

Mësohet më pas 39-vjeçari me iniciale R.V është larguar duke mos iu bindur as urdhrit të policisë për të ndaluar.

24 Mars 2024, 15:58 Nga E. D
Përplas me Benz një makinë, arrestohet 39-vjeçari në
fotot ilustruese

POGRADEC- Një 39-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ka përplasur me mjetin e tij "Benz" një makinë tjetër. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr. 2, Pogradec. 

Mësohet më pas 39-vjeçari me iniciale R.V është larguar duke mos iu bindur as urdhrit të policisë për të ndaluar.

Pasi është kapur rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 39-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin e tij, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia.

policia e korçës

Sondazh

Poll