Aktualitet

I kërkuar nga autoritetet italiane dhe me drogë në xhep, arrestohet shqiptari në Gjermani

Nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të policisë, rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.

24 Mars 2024, 16:17 Nga M.B
I kërkuar nga autoritetet italiane dhe me drogë në xhep,
Foto ilustruese

GJERMANIA- Të shtunën në mbrëmje rreth orës, 23:45, policia federale gjermane kontrolloi një 32-vjeçar shqiptar në stacionin e trenit në Kaldenkirchen, i cili ishte pasagjer në udhëtimin nga Venlo në Mönchengladbach. Nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të policisë, rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.

Oficerët gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij. Më pas shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm. I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgim.

arrestohet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll