Aktualitet

Mbante në makinë fenelina si të policisë, procedohet 20-vjeçari në Shkodër

I proceduari në gjendje të lirë është 20-vjeçari me inicialet M.K.

24 Mars 2024, 15:43 Nga M.B
Mbante në makinë fenelina si të policisë,
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 20-vjeçar në Shkodër është proceduar penalisht pasi në makinën që drejtonte mbante fenelina si ato të policisë. I proceduari në gjendje të lirë është 20-vjeçari me inicialet M.K.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K.,20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën disa fenelina të ngjashme me ato të Policisë.

shkoder policia

Sondazh

Poll