Aktualitet

"1 kg kokainë", Enea Sulejmani në qeli pa afat, gjykata jep masën "arrest në burg" për 4 të arrestuarit

Ndërkohë, burg me afat deri në 16.05.2024 u caktua për Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni, Ervis Shkurtan.

24 Mars 2024, 15:15 Nga M.B
"1 kg kokainë", Enea Sulejmani në qeli pa afat, gjykata jep
Enea Sulejmani

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" për 4  të dyshuarit për trafikim të 1 kg kokainë mes tyre edhe efektivin e operacionales Ervis Shkurta ndërsa për Enea Sulejmanin caktoi burg pa afat. Ndërkohë, burg me afat deri në 16.05.2024 u caktua për Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni, Ervis Shkurtan.

I plagosuri Enea Sulejmanit nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës por u përfaqësuar nga avokati i tij në seancë. Përballë gjyqtarit të çështjes, 2 të arrestuarit Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj gjatë seancës kanë kërkuar që të mos marren parasysh dëshmitë paraprake pasi sipas tyre janë dhënë pa pranin e avokatit dhe nën trysni. Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Enea Sulejmanit.

Edhe efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit Britanik me pseudonimin “Visi i Pazarit” që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë. Ai ka kërkuar lirinë edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka një nga fëmijët e tij. Mbrojtja Shkurtës pretendon se nga raportet e policisë nuk del që të përmendet emri i efektivit Shkurta.

 

enea sulejmani

Sondazh

Poll