Sport

Klopp - Eriksson, ky imazh ka shumë futboll

Sven-Goran Eriksson përmbushi ëndrrën e tij për të drejtuar një ekip të Liverpoolit këtë të shtunë

23 Mars 2024, 20:16 Nga DOSJA

Klopp - Eriksson, ky imazh ka shumë futboll

ANGLI - Këtë të shtunë, Liverpool ndau imazhe të takimit të Jurgen Klopp me Sven-Goran Eriksson. Më pas Eriksson do të jetë trajner i skuadrës së legjendave të Liverpoolit ndaj Ajaxit, në një ndeshje solidariteti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc)

Ish-trajneri i njohur suedez, i cili ka drejtuar edhe ‘Tre Luanët’ e Anglisë, së fundmi zbuloi se vuan nga kanceri terminal dhe, në atë kohë, deklaroi se gjithçka që donte të bënte ishte trajneri i Liverpoolit. Endërra e tij u realizua…

Në konferencën për shtyp që prezantoi këtë ndeshje, Eriksson zbuloi se po jetonte “një ëndërr” dhe se është i lumtur që do të “festohet” derisa është gjallë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll