Sport

"Mendoj se ata do të qëndrojnë te Barça"...

Presidenti Laporta beson se dy portugezët, João Cancelo dhe João Félix, do të mbeten edhe sezonin e ardhshëm te skuadra katalane

23 Mars 2024, 17:22 Nga DOSJA
"Mendoj se ata do të qëndrojnë te Barça"...

SPANJE - Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka konfirmuar synimin e tij për ta pasur João Félix dhe João Cancelo në skuadrën e klubit katalanas edhe për sezonin e ardhshëm.

"Unë mendoj se ata do të vazhdojnë (në Barcelonë). Shpresoj që Atlético Madrid nuk do të sjellë ndonjë shqetësim për vazhdimin e João Félix me ne. Po ashtu mendoj se edhe Manchester City nuk do ta bëjë këtë (në lidhje me João Cancelo)",- tha ai në një intervistë për gazetën spanjolle 'Mundo Deportivo'.

Kujtojmë që João Félix dhe João Cancelo arritën te Barcelona këtë sezon, pas huazimeve nga Atlético Madrid dhe Manchester City, respektivisht. Që atëherë, presidenti i stemës katalanase nuk e ka fshehur kënaqësinë me paraqitjen e sulmuesit dhe mbrojtësit të krahut.

"Ne kemi një agjent që po punon për këtë çështje, Jorge Mendes, dhe i cili e di qëllimin tonë për të vazhduar me lojtarët. Ajo që nuk mund të them tani, sepse do të varet shumë nga vlerat, është nëse ne do të nënshkruajmë apo zgjasë kredinë, sigurisht që do të jetë një zgjatje e koncesionit, duke përcaktuar tashmë një çmim”, përfundoi presidenti.

Dy portugezët luajtën një rol kyç në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës. João Félix shënoi golin e parë në ndeshjen e La Ligës kundër Atlético Madrid (0-3), dhe nuk iu shmang  festimeve të skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Cancelo shënoi një nga golat e pastër në fitoren ndaj Napolit (3-1), në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League, ku katalanasit kështu kaluan në 'çerekun' e kompeticionit evropian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll