Sport

Polonia fitoi me lehtësi ndaj Estonisë, por 'humbi' dy titullarë…

Skuadra e drejtuar nga Michal Probierz pati dy lojtarë të rëndësishëm që u larguan të dëmtuar: mbrojtësi i krahut Matty Cash dhe mesfushori Przemyslaw Frankowski.

23 Mars 2024, 17:52 Nga DOSJA
Polonia fitoi me lehtësi ndaj Estonisë, por 'humbi' dy

POLONI - Estonia nuk i bëri shumë rezistencë Polonisë, e cila vulosi kalimin në finalen e ‘play off’-it të “Euro 2024” me një fitore të qetë (5-1).

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Michal Probierz pati dy lojtarë të rëndësishëm që u larguan të dëmtuar: mbrojtësi i krahut Matty Cash dhe mesfushori Przemyslaw Frankowski.

Dje, pas testeve, i pari u lirua edhe nga grumbullimi i kombëtares, duke munguar kështu për sfidën në Cardiff, ku do të përballen me Uellsin të martën, për të vendosur se kush do të shkojë në Gjermani në qershor.

"Matty pësoi një dëmtim në kofshë. Nuk është shumë serioze, por e pengon atë të vazhdojë me ekipin. Ai do të kthehet në Angli (ai luan për Aston Villa) për trajtim",- zbuloi mjeku Jacek Jaroszewski.

Frankowski gjithashtu pësoi një dëmtim në kofshë, por mbetet i integruar, pasi ekipi mjekësor beson se ai do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll