Sport

Deklaratë kontroverse e Lautaro Martinez-it, pas fitores së Argjentinës… (video)

Sulmuesi iu përgjigj hapur kritikëve të tij pasi 'Albiceleste' mundi El Salvadorin pa probleme

23 Mars 2024, 16:10 Nga DOSJA
Deklaratë kontroverse e Lautaro Martinez-it, pas fitores së

SHBA - Lautaro Martínez nuk shënoi mbrëmë në ndeshjen miqësore që Argjentina, pa Leo Messin, mundi pa problem El Salvadorin (3-0) në Filadelfia (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Megjithatë, sulmuesi i Interit e gjeti veten të gatshëm t'u përgjigjej troç kritikëve të tij, para kamerave televizive. 

I pyetur nga gazetari për kontrastin mes formës së tij të mirë te Inter dhe thatësirës së tij shënuese në kombëtaren argjentinase, 'Toro' u përgjigj me një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikuesit e tij:

"Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të kem mundësi të mund të zhbllokoj veten, të buzëqesh përsëri dhe t'u tregoj të gjithë atyre njerëzve, që flasin aq shumë për mua, se e kanë gabim, sepse unë gjithmonë jap më të mirën”.

"Si po e jetoj këtë mungesë? Me qetësi. Siç e kam thënë gjithmonë, përpiqem të tregohem në fushë. Lej të tjerët të flasin. Nuk më interesojnë shumë ato që thonë ata, sepse në çdo stërvitje i tregoj trajnerit se unë jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit: të jem gati për të qenë titullar, si zëvendësues, ose të inkurajoj shokët e skuadrës edhe nga pankina”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll