Sport

Lojtari i Man.United akuzohet se ka thithur ‘gazin për të qeshur’ para aksidentit rrugor

Prokurori publik thotë se ka dëshmitarë

23 Mars 2024, 17:04 Nga DOSJA
Lojtari i Man.United akuzohet se ka thithur ‘gazin për të

ANGLI - Brandon Williams thuhet se ka thithur të ashtuquajturin 'gaz të qeshur' përmes balonave përpara se të përfshihej në një aksident rrugor, në një autostradë në Angli vitin e kaluar. Akuza është bërë në gjykatë nga prokurori publik.

Sipas ‘The Sun’, lojtari 23-vjeçar i Manchester United, i cili është i huazuar te Ipswich, po ngiste Audi A3 S Line me 119 km/h në A34 në Wilslow, Cheshire, kur bëri aksidentin. Prokuroria thekson se mbrojtësi në atë rrugë ka udhëtuar atë ditë me 145 km/h.

Prokurorja Katie Johnson siguroi se futbollisti "u pa nga një dëshmitar duke thithur oksid azoti nga balonat" përpara incidentit. Ndërkohë futbollisti e mohon akuzën e drejtimit të rrezikshëm dhe nuk pranoi përgjegjësinë për aksidentin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll