Sport

Ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit bën kërkesë për divorc, ai zbuloi se kishte rritur dy fëmijë që nuk ishin të tijët...

Testi i ADN-së i vërtëtoi të gjitha dyshimet

23 Mars 2024, 16:20 Nga DOSJA
Ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit bën kërkesë për

ANGLI - Ish-mesfushori kamerunian Geremi, i cili luajti për Chelsean dhe Real Madrid, bëri kërkesë për divorc, pasi zbuloi se kishte rritur dy fëmijë që nuk ishin të tijët. Testet e ADN-së vërtetuan tradhëtinë e bashkëshortes.

Sipas dokumentacionit, cituar nga ‘The Sun’, i cili tashmë është depozituar në një gjykatë në Kamerun, Geremi, aktualisht 45 vjeç, garanton se gruaja e tij “shkatërroi harmoninë” e martesës me “sjelljen e saj të neveritshme”.

Ai flet edhe për “gënjeshtra të përsëritura” dhe garanton se “nuk ka lindur fëmijë” nga bashkimi i çiftit.

Gruaja tha se binjakët e lindur në qershor 2008, kur futbollisti përfaqësonte Newcastle, ishin të Geremit, gjë që çoi në formalizimin e mëvonshëm të bashkimit të çiftit.

“Por zbulimi se fëmijët i përkisnin partnerit të saj të mëparshëm e shkatërroi harmoninë e martesës. Ajo i shkaktoi atij (Geremit) një tronditje të madhe emocionale”, thuhet në proces.

Geremi luajti për Real Madridin midis 1999 dhe 2003, dhe më pas përfaqësoi Chelsean midis 2003 dhe 2007. Ai gjithashtu luajti nga vendi I tij, Kamerunin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll