Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Elbasan, nis hetimi në gjendje të lirë për 8 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Një 33-vjeçar me inicialet G.V banies në Elbasan është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Një 23-vjeçar banues në Belsh u vu në pranga pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një automjet tjetër.

23 Mars 2024, 10:18 Nga S.N
Arrestohen 2 persona në Elbasan, nis hetimi në gjendje të
Foto Ilustrim

ELBASAN- Dy peraon janë vënë në prangat e policisë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë për vepra të ndryshme penale në Qarkun Elbasan.

Një 33-vjeçar me inicialet G.V banies në Elbasan është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Një 23-vjeçar banues në Belsh u vu në pranga pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një automjet tjetër.

Në gjendje të lirë është proceduar drejtuesi teknik i një firme ndërtimi pasi një punonjës u rrëzua nga skela gjatë procesit të punës por është jahstë rrezikut për jetën. Një 27-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia pasi ka kanosur një 21-vjeçare. Pas kontrollit të policisë në banesën e tij, iu gjet 1 pistoletë plastike me ajër.

Ndërsa një 65-vjeçar në Cërrik për motive të dobta i ka dëmtuar automjetin një 64-vjeçari. Katër persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi u konfrontuan fizikisht me njëri tjetrin. Ndërsa një 53-vjeçar po hetohet pasi ka dëmtuar disa ullinj në pronësi të një personi tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Belsh, pasi më datë 22.03.2024, në rrugën "28 nëntori", automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi italian S. B.. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. L., 63 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme, aksidentalisht, gjatë punës, është rrëzuar nga skela punonjësi i kësaj firme, shtetasi F. M., 35 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;

-E. K., 27 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, pasi më datë 21.03.2024, në fshatin Llixhë, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 21-vjeçare. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, sherbimet e Policisë gjetën 1 pistoletë plastike me ajër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 65 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi 64 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 36 vjeç, F. H., 34 vjeç, I. H., 23 vjeç dhe J. H., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa ullinj në pronësi të shtetasit B. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

policia elbasan arrestime

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 22:12 h.k

Shqiptarët kundër dënimit me vdekje

Foto ilustruese TIRANË-Dënimi me vdekje, një tjetër çështje që ndan vlerat dhe pozicionimin e një shoqërie ...