Art&Argëtim

Margot Robbie vjen me "The Sims Movie", prodhimi më i ri i videolojës me të njëjtin emër

Pas suksesit të filmit “Barbie”, kompania e produksionit të aktores LuckyChap do të sjellë në ekranin e madh videolojën simuluese më të shitur të të gjitha kohërave.

22 Mars 2024, 15:19 Nga S.B
Margot Robbie vjen me "The Sims Movie", prodhimi më i ri i
Margot Robbie

SHBA- Aktorja më e përfolur e momentit Margot Robbie do të prodhojë filmin "The Sims" bazuar në lojën ikonë me të njëjtin emër. Pas suksesit të filmit “Barbie”, kompania e produksionit të aktores LuckyChap do të sjellë në ekranin e madh videolojën simuluese më të shitur të të gjitha kohërave.

Electronic Arts, e cila publikoi lojën, do të përfshihet gjithashtu në procesin krijues dhe të prodhimit, sipas Variety. Më shumë se 200 milionë kopje të "The Sims" janë shitur në mbarë botën, duke i lejuar përdoruesit të kontrollojnë njerëzit virtualë "Sims", duke përmbushur nevojat e tyre dhe duke simuluar jetën e tyre po ashtu.

Margot Robbie vjen me "The Sims Movie", prodhimi më i ri i
Margot Robbie

Fansat e lojës në komentet e tyre në rrjetet sociale këmbëngulën që filmi të xhirohet në Simlish, gjuhën e sajuar që flasin personazhet, përndryshe "nuk do të ketë kuptim" dhe theksuan se nuk duhet të ketë titra. Kasti i filmit nuk është bërë i ditur deri më tani.

 

margot robbie sims

Sondazh

Poll