Bota

Xi Jinping për sulmin në Moskë: Kina e dënon fuqishëm dhe mbështet përpjekjet e qeverisë ruse për siguri dhe stabilitet

Ndërkohë, autoritetet ruse janë ende në kërkim të autorëve, të cilët kanë mundur të arratisen dhe të kthehen në bazën e tyre. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Michael Murasko, po trajtohen 115 të plagosur, mes tyre pesë fëmijë.

23 Mars 2024, 09:01 Nga S.N
Xi Jinping për sulmin në Moskë: Kina e dënon fuqishëm
Xi Jinping

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi ngushëllimet homologut të tij rus, Vladimir Putin, për masakrën në Moskë që mori jetën e të paktën 60 personave të premten.

“Kina dënon fuqishëm sulmin terrorist dhe mbështet fuqishëm përpjekjet e qeverisë ruse për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin”, tha presidenti kinez në një deklaratë.

Ndërkohë, autoritetet ruse janë ende në kërkim të autorëve, të cilët kanë mundur të arratisen dhe të kthehen në bazën e tyre. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Michael Murasko, po trajtohen 115 të plagosur, mes tyre pesë fëmijë. Gjendja e 60 të rriturve dhe një fëmije cilësohet si e rëndë, duke ngritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet.

sulmi terrosist moske kina rusia

Sondazh

Poll