Bota

Diagnostifikimi i Kate Middleton me kancer, reagon Joe Biden: Lutemi për shërimin e Princeshës së Uellsit

Në postimin e tij presidenti amerikan shprehet se së bashku me gruan e tij Jill bashkon zërin e tij me miliona në mbarë botën duke u lutur për shërimin e Princeshës Kate.

23 Mars 2024, 07:33 Nga N.F
Diagnostifikimi i Kate Middleton me kancer, reagon Joe Biden: Lutemi për
Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas video mesazhit të Princeshës së Uellsit ku ka zbuluar se vuan nga kanceri ndërsa ka nisur edhe trajtimet për këtë sëmundje. Biden për mes një postimi në "X" është shprehur se po lutet për shërimin e Princeshës Kate. 

Në postimin e tij presidenti amerikan shprehet se së bashku me gruan e tij Jill bashkon zërin e tij me miliona në mbarë botën duke u lutur për shërimin e Princeshës Kate.

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Kështu u shpreh ajo në një video-mesazh të publikuar të premten, dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni "të madh" në bark. Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur por Middleton mësohet se filloi kimioterapinë në fund të shkurtit.

Lajmi për diagnostifikimin e saj me kancer vjen pasi vjehrri i saj, Mbreti Charles gjithashtu i nënshtrohet trajtimit të kancerit. Kanceri u zbulua në testet post-operative pas operacionit të saj abdominal në mes të janarit ku mendohej se gjendja e saj nuk ishte kanceroze. Pas kontrolleve të mëvonshme u zbulua se princesha kishte kancer ku ka nisur edhe trajtimin e saj. 

joe biden kate middleton kancer

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 07:13 N.F

Industria gjermane po bie

Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në gr...