Bota

VIDEO/ Aksident i rëndë në Teksas, kamioni përplaset kokë më kokë me autobusin e shkollës, humbin jetën dy persona dhe plagosen 40 të tjerë

Nga askidenti gjithashtu janë plagosur rreth 40 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja u regjistrua dje në një autostradë në Teksas rreth orës 14:00 ku një kamion betoni doli nga kursia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle.

23 Mars 2024, 07:22 Nga N.F
VIDEO/ Aksident i rëndë në Teksas, kamioni përplaset
Pamje nga aksidenti

SHBA- Një aksident i rëndë është regjistrua në Teksak ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Nga askidenti gjithashtu janë plagosur rreth 40 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja u regjistrua dje në një autostradë në Teksas rreth orës 14:00 ku një kamion betoni doli nga kursia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle.

Një vogëlush në autobus ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën edhe drejtuesi i kamionit. Në autobus mësohet se ishin 44 fëmijë dhe 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik. 

Katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe u dërguan me helikopter në spital. Gjashtë të plagosurit e tjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore.

 

 

shba aksident viktima

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 07:13 N.F

Industria gjermane po bie

Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në gr...