Bota

Treni i mallrave del nga shinat në Norvegji, shmagu përplasjen me një tren tjetër me 200 pasagjerë

Sipas raportimeve të mediave norvegjese nga ky incident nuk ka mbetur i lënduar askush edhe pse në tren gjendeshin 200 pasagjerë.

23 Mars 2024, 07:47 Nga N.F
Treni i mallrave del nga shinat në Norvegji, shmagu përplasjen me
Pamje nga aksidenti

NORVEGJI- Një tren mallrash ka dalë nga shinat të premten mbrëma në periferi të qytetit norvegjez të Bergenit. Sipas raportimeve të mediave norvegjese nga ky incident nuk ka mbetur i lënduar askush edhe pse në tren gjendeshin 200 pasagjerë.

Treni me mallra po shkonte drejt lindjes, drejt kryeqytetit Oslo kur doli nga shinat.  Lokomotiva përfundoi brenda tunelit të Arnanipa, ndërsa shumë nga 25 vagonët e mallrave dolën nga shinat pranë një tuneli. Një person ishte në bordin e trenit të mallrave me lëndime të lehta, sipas një zëdhënësi të Onrail.

Rrjeti i NRK bën me dije se është shmangur përplasja me një tren, në të cilin ndodheshin rreth 200 persona. Treni i pasagjerëve, i cili ishte nisur nga Oslo për në Bergen, u ndal rreth 500 metra nga pika e daljes nga shinat.

norvegji tren shina plagosje

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 07:13 N.F

Industria gjermane po bie

Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në gr...