Bota

Investimet e dhëndërit të Trump/ Aljazeera: Grenell, mik i Serbisë! A nënkupton miqësia e vërtetë kthimin e shpërblimit?

Ndërkohë së fundmi një tjetër mediat prestigjioze si "ALJAZEERA" ka shkruar në lidhje me këto investime. Në artikull Aljazeera i ka kushtuar një investigim të gjatë mënyrës se si dy njerëzit pranë Trump, do ndërtojnë me mbështetjen e Vuçiçit dy kulla në qendër të Beogradit, aty ku gjendej godina e bombarduar nga NATO.

23 Mars 2024, 08:28 Nga N.F
Investimet e dhëndërit të Trump/ Aljazeera: Grenell, mik i
Richard Grenell dhe Vuçiç

TIRANË- Pas raportimeve të mediave të huaja në lidhje me investimet e dhëndrit të Trump, Jared Kushner në Shqipëri dhe Serbi. Ky lajm ka marrë një bujë të madhë në mediat ndërkombëtare të cila i kanë dëdikuar një artikull te posaçëm. Ndërkohë së fundmi një tjetër mediat prestigjioze si "ALJAZEERA" ka shkruar në lidhje me këto investime. Në artikull Aljazeera i ka kushtuar një investigim të gjatë mënyrës se si dy njerëzit pranë Trump, do ndërtojnë me mbështetjen e Vuçiçit dy kulla në qendër të Beogradit, aty ku gjendej godina e bombarduar nga NATO.

“Kushner po punon ngushtë me Richard Grenell, i cili dikur ishte i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin gjatë epokës së Trump. Mbështetja e tij për autokracinë e Aleksandar Vuçiçit ishte më se e dukshme dhe shumëkush besonte se ai ishte paguar për një gjë të tillë. Në shkurt të vitit të kaluar ai mori një dekoratë nga Vuçiçi dhe u shpall “mik i vërtetë i Serbisë”. A nënkupton “miqësia e vërtetë” kthimin e shpërblimit?" pyet ALJAZEERA.

Grenell nuk është vetëm “miku i Serbisë”, por mbi të gjitha është akuzuar se është përfshirë në aventurën e ndarjes së Kosovës dhe nga ana tjetër, pas krimit terrorrist në Banjskë, në një intervistë për mediat shqiptare, ai doli hapur në krah të serbëve të shtypur në Kosovë.

Kushner nga ana tjetër është përmendur në vitin 2018 nga gazeta franceze Le Monde si dhëndri dhe këshilltari i Trump-it i cili dha ganranci për shkembimin e territoreve. Pikërsht për këto lidhje e përditshmja gjrmane e referencës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kujtoi rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afërt me familjen Trump ka luajtur gjashtë vite më parë.

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Artikulli shtonte se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiçit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.

vuçiç jared kushner nato richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 07:13 N.F

Industria gjermane po bie

Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në gr...