Bota

Princ Harry dhe Meghan Markle nuk e dinin për sëmundjen e Kate Middleton, e zbuluan nga videoja e publikuar nga Princesha e Uellsit

Duka dhe Dukesha e Sussex-it sipas raporteve të shtypit britanik folën privatisht me çiftin mbrëmë. Nuk dihet nëse komunikimi i tyre ka qenë me telefon, video apo disa mesazhe mbështetjeje. Mundësia e kthimit të Harry në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu nuk është bërë e ditur.

23 Mars 2024, 07:39 Nga N.F
Princ Harry dhe Meghan Markle nuk e dinin për sëmundjen e Kate
Familja mbretërore

ANGLI- Princ Harry dhe Meghan mësohet se kanë folur privatisht me Princin ëilliam dhe Kate Middleton pas njoftimit se Princesha e Uellsit po i nënshtrohej trajtimit për kancer. Duka dhe Dukesha e Sussex-it sipas raporteve të shtypit britanik folën privatisht me çiftin mbrëmë. Nuk dihet nëse komunikimi i tyre ka qenë me telefon, video apo disa mesazhe mbështetjeje. Mundësia e kthimit të Harry në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu nuk është bërë e ditur.

Sipas të njëjtave burime, Harry dhe Meghan e morën vesh për gjendjen shëndetësore të Kate në të njëjtën kohë që e mori vesh i gjithë planeti për mes video-mesazhit të Kate. Burimet për New York Post thonë se çifti nuk kishte asnjë ide për sëmundjen e Kate. Kate u takua për herë të fundit me Harry-n pas vdekjes së Mbretëreshës në shtator 2022.

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Kështu u shpreh ajo në një video-mesazh të publikuar të premten, dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni "të madh" në bark. Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur por Middleton mësohet se filloi kimioterapinë në fund të shkurtit.

Lajmi për diagnostifikimin e saj me kancer vjen pasi vjehrri i saj, Mbreti Charles gjithashtu i nënshtrohet trajtimit të kancerit. Kanceri u zbulua në testet post-operative pas operacionit të saj abdominal në mes të janarit ku mendohej se gjendja e saj nuk ishte kanceroze. Pas kontrolleve të mëvonshme u zbulua se princesha kishte kancer ku ka nisur edhe trajtimin e saj. 

kate middleton princ harry princ william

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 07:13 N.F

Industria gjermane po bie

Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në gr...