Politike

Meta e shpalli non-grata, Borchardt s’lejohet të hyjë në takimin me OSBE, delegacioni zbarkon në presidencë

18 Nëntor 2019, 15:31 Nga DOSJA
Meta e shpalli non-grata, Borchardt s’lejohet të hyjë në

TIRANË- Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka mbërritur në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku do të zhvillohet takimi i thirrur nga Meta në lidhje me situatën politike në vend. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë takim mungon ambasadori Borchard, i cili sot u shpall “non-grata” nga presidenti. Po të njëjtat burime sqaruan se Borchard nuk është lejuar që të hyjë në institucionin e presidentit.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës.. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berndt borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit ilir meta meta shpall non grada borchardt berndt borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit ilir meta meta shpall non grada borchardt

Sondazh

Poll