Politike

A do të ketë shpërndarje të Parlamentit? Kryemadhi pas vizitës në SHBA: Ngritja e Kushtetueses zgjidh çdo problem, politi

18 Nëntor 2019, 15:19 Nga DOSJA
A do të ketë shpërndarje të Parlamentit? Kryemadhi pas

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli sot në një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me situatën aktuale dhe politike në vend.

Pak pas kthimit nga vizita që pati në SHBA, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria aktualisht ndodhet në një situatë kritike dhe se me zyrtarët amerikanë ka diskutuar pikërisht për këtë gjë.

E pyetur në lidhje me shpërndarjen e Parlamentit, që u nënkuptua nga një deklaratë e Presidentit, kryetarja e LSI-së tha se ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhë këtë problem dhe do të jetë një garanci për Opozitën.

Ndër të tjera, Kryemadhi shtoi se SHBA-ja ka kërkuar që politika të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit

Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetesim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar.

Ngritja e GJK është një hap për zgjidhjen e këtij problemi. Nisja e punës së GJK do jetë garanci për opozitën. Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qendrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndeshkohën ata që shkelin ligjet dhe janë te perfshire në proceset korruptive që kalon sot vendi.

Tani SHBA ka një vëmendje të shtuar dhe më të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll