Politike

“Lini mënjanë debatin për Kushtetuesen”, Soreca apel palëve politike: Gjeni rrugën e dialogut

18 Nëntor 2019, 11:25 Nga DOSJA
“Lini mënjanë debatin për Kushtetuesen”, Soreca apel

TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Soreca në një deklaratë nga Kuvendi i Shqipërisë tha se poltika duhet të gjejë rrugën e dialogut dhe të lë mënjanë debatin për Gjykatë Kushtetuese.

Më tej ai tha se Bashkimi Evropian do të investohet me kapacitete të larta poltike për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Dialogu politik është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik. Kjo është për përfitimin e Shqipërisë, ashtu si kundër janë listuar edhe elementë të tjerë.  Të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Sa i takon reformës zgjedhore, ne inkurajomë partitë politike që të ketë suksese. Të përmbyllet sa më shpejt kjo paketë. Bashkimi Europian do të investohet në kapacitet të larta teknike”, u shpreh Soreca.

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar  Marsida Xhaferllarin, ndërsa Arta Vorpsi nënshkroi një deklaratë tek noterja dhe me të u paraqit në kushtetuese. 

Për situatën e krijuar, Meta deklaroi në një konferencë për mediat se do të kallëzojë penalisht të hënën Ardian Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca ngërçi me gjykatën kushtetuese luigi soreca ngërçi me gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll