Politike

‘Zotëria është fiks, nga Gjirokastra’, Alimadhi thumbon Finon/ Kërkoi më shumë fonde, socialisti ia nxjerr inatin kreu

18 Nëntor 2019, 12:06 Nga DOSJA
‘Zotëria është fiks, nga Gjirokastra’, Alimadhi

TIRANE- Përplasje mes deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino me deputetin e opozitës së re, Adriatik Alimadhi, në Komisionin e Ligjeve. Teksa po diskutohej për aprovimin e fondeve për institucionet e reja të Drejtësisë, Fino replikoi me Alimadhin, i cili i përmendi edhe origjinën nga Gjirokastra në Komision. Kaq ka mjaftuar që Fino të irritohet me kryetarin e KLP-së, që kërkoi fonde shtesë, dhe tha se nëse Ibrahimit nuk i pëlqen, atëherë mos të shkonte fare në Komision.

Replikat e plota:

Alimadhi: Zotëria është nga Gjirokastra dhe qeveria ka gjetur njeriun e duhur për buxhetin.

Gent Ibrahimi: Çështja e shoferëve ka të bëjë me statusin dhe çdo anëtar i KLP-së ka statusin dhe këta funksionarë mbështeten me shërbimet e një drejtuesi mjeti. Jemi përpara domosdoshmërisë për këtë shërbim. Unë sot e kam marrë vesh se do të diskutohet buxheti. Por, kujtoni se cështjet e statusit të anëtarëve të anëtarëve të KLP-së nuk janë të diskutueshme dhe negociueshme.

Bashkim Fino: Ky buxhet është diskutuar dhe është hedhur në letër që javën e kaluar, nuk është bërë sot. Po nuk i pëlqen këtij më mirë të mos vinte fare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi bashkim fino fondet per kpa sherr tek ligjet adriatik alimadhi bashkim fino fondet per kpa sherr tek ligjet

Sondazh

Poll