Politike

Dosja “Basha” në Gjykatë, Elisabeta Imeraj shton “provat” në relacion: Ende s’kam marrë një vendim

18 Nëntor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Dosja “Basha” në Gjykatë, Elisabeta Imeraj shton

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj do të duhet që të dorëzojë sot në orën 16:00 dosjen për kryedemokratin Lulzim Basha.

Pas përfundimit të afatit 10-ditor, Imeraj duket se sërish nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë lidhur me rastin, duke u shprehur për Report Tv se ende nuk e ka marrë një vendim final.

Dosja ku kreu i opozitës Lulzim Basha, është  i nënakzua për “Falsifikim te vulave, stampave apo formularëve” ka sjellë përplasje mes prokurorëve të çështjes.

Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako kanë qenë dakord dhe vendosën për mbyllje hetimesh, ndërsa kolegu i tyre Kolë Hysenaj i cili ka qenë kundër, duke kërkuar zgjatje të afateve hetimore. Megjithatë kërkesa e tij nuk është marrë parasysh pasi vendimi është marrë me avantazhin 2 me 1.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga Taulant Balla, i cili shprehet i pakënaqur me Prokurorinë. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha percan prokurorine elisabeta imeraj lulzim basha merret i pandehur lulzim basha basha percan prokurorine elisabeta imeraj lulzim basha merret i pandehur lulzim basha

Sondazh

Poll