Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti: Ne jemi rehat! Kam shprehur gatishmërinë time, nëse opozita dëshiron mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit

Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse dëshiron opozita. Ai më tej shtoi se në të kundërtën, nuk ka arsye për zgjedhje sepse sipas tij Qeveria është shumë e mirë.

22 Mars 2024, 16:40 Nga N.F
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti: Ne jemi rehat! Kam shprehur
Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me zgjedhjet zgjedhjet e parakohshme në vend. Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse dëshiron opozita. Ai më tej shtoi se në të kundërtën, nuk ka arsye për zgjedhje sepse sipas tij Qeveria është shumë e mirë.

“Së pari, unë nuk kam deklaruar ashtu po jam përgjigjur në pyetjen që më ka bërë gazetarja. Po të mos ekzistonte pyetja e gazetares nuk do të ekzistonte as përgjigja ime. Pse më ka pyetur gazetarja sepse ka presupozuar dëshirë të opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares.

Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit. Nëse opozita është rehat, ne jemi rehat. Jemi rehat me punën që bëjmë.

Vetëm nëse opozita do zgjedhje, jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, po nuk ka pse të rrëzohet Qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë vazhdon”, tha Kurti.

kurti zgjedhje kosove opozita

Sondazh

Poll