Bota

VIDEO/ Zbulohet një varr masiv në Libi, gjendjen trupat e pajetë të 65 personave, dyshohet se janë emigrantë të kontrabanduar nëpër shkretëtirë

Mësohet se një varr masiv me 65 emigrantëve u gjet këtë javë në Libinë jugperëndimore. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

22 Mars 2024, 16:23 Nga N.F
VIDEO/ Zbulohet një varr masiv në Libi, gjendjen trupat e pajetë
Pamje nga varri

LIBI- Një varr masi është zbuluar së fundimi në Libi ku ka nxjerr një pah provat të tmershme të problemevë të emigracionit të cilat vuan Libia si vënd. Mësohet se një varr masiv me 65 emigrantëve u gjet këtë javë në Libinë jugperëndimore. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Një zëdhënës i IOM tha për AFP se varri masiv u gjet nga autoritetet përgjegjëse për sigurinënë Libi. IOM shpehet se është thellësisht e tronditur dhe e alarmuar nga ky zbulim makabër në Libinë jugperëndimore. Rrethanat e vdekjes së tyre dhe kombësia e tyre mbeten të panjohura, por besohet se emigrantët kanë vdekur gjatë procesit të kontrabandimit nëpër shkretëtirë.

Organizata vlerëson se autoritetet libiane po hetojnë rrethanat në të cilat vdiqën emigrantët dhe u bën thirrje atyre, së bashku me organizatat partnere të OKB-së, të sigurojnë identifikimin dhe transferimin e eshtrave të të vdekurve, si dhe informacionin dhe mbështetjen e duhur të familjet e tyre. 

IOM gjithashtu u bëri thirrje të gjitha qeverive dhe autoriteteve përgjatë rrugës për të forcuar bashkëpunimin mes tyre për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e migrantëve në të gjitha fazat e udhëtimit të tyre. Sipas Projektit të Migrantëve të Zhdukur, të paktën 3,129 vdekje dhe zhdukje u regjistruan në vitin 2023 përgjatë Rrugës së Detit Mesdhe, e cila është treguar të jetë rruga më vdekjeprurëse e migrimit. 

libi varr masiv emigrante

Sondazh

Poll