Bota

SHBA lëshon nga ajri 80 pako me ndihma humanitare në veri të Gazës

Në një deklaratë të lëshuar në llogarinë X të CENTCOM, u përmend se një operacion për dërgimin e ndihmave humanitare nëpërmjet avionëve ushtarakë C-17 u krye të enjten në orën 13:30 për të përmbushur nevojat themelore të civilëve në Gaza.

22 Mars 2024, 16:36 Nga E. D
SHBA lëshon nga ajri 80 pako me ndihma humanitare në veri të
fotot ilustruese

GAZA- Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar lëshoi ​​me sukses 80 pako me ndimha humanitare në rajonin verior të Gazës, ku përfshijnë 50,600 vakte ushqimore

Në një deklaratë të lëshuar në llogarinë X të CENTCOM, u përmend se një operacion për dërgimin e ndihmave humanitare nëpërmjet avionëve ushtarakë C-17 u krye të enjten në orën 13:30 për të përmbushur nevojat themelore të civilëve në Gaza.

"Gjatë misionit të sotëm, nga 80 tufat e dorëzuara, parashutat në pesë tufa ndihme nuk u vendosën pasi u lëshuan nga avioni. Këto pesë tufa u ulën në një zonë të pabanuar dhe nuk shkaktuan dëme. Komanda Qendrore e SHBA vazhdon të monitorojë situatë”, thuhet në deklaratë.

Duke nënvizuar përpjekjet më të gjera, Departamenti i Mbrojtjes (DOD) theksoi se këto pika ajrore kontribuojnë ndjeshëm në iniciativat e vazhdueshme të qeverive të SHBA-së dhe vendeve partnere që synojnë lehtësimin e vuajtjeve njerëzore.

"Këto fluturime janë pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë dërgesat ajrore pasuese," vuri në dukje DOD.

shba lufta në gaza

Sondazh

Poll