Bota

Çështja e dinarit, Kurti: Serbëve s'po u themi të marrin lekun e Shqipërisë as monedhën e re të Kosovës por euron e BE-së!

Kurti në fjalën e tij tha se dinarët nuk mund të futën me thasë në Kosovë ndërsa shtoi se se s’po iu kërkohet serbëve që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”. Kurti u shpreh se po serbëve po u kërkohet të përdorin euron.

22 Mars 2024, 16:06 Nga N.F
Çështja e dinarit, Kurti: Serbëve s'po u themi të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat. Kurti gjatë konferencës u pyet nëse i ka dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së që ndalon dinarin. Në përgjigjen e tij Kurti u shpreh se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre.

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona.  BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të has në vështirësi në lidhje me ndryshimet e fundit qeveria do ti ndihmojë. Kurti në fjalën e tij tha se dinarët nuk mund të futën me thasë në Kosovë ndërsa shtoi se se s’po iu kërkohet serbëve që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”. Kurti u shpreh se po serbëve po u kërkohet të përdorin euron.

“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar. Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.

“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar ai.

albin kurti serbia kosova dinari euro

Sondazh

Poll