Aktualitet

U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, procedohet dhe gjobitet me 70,000 lekë 28-vjeçari në Fier

Këta të fundit pasi iu vunë në ndjekje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij të menjëhershëm.

22 Mars 2024, 15:39 Nga S.B
U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit,
Masa administrative

FIER- Arrestohet dhe më pas procedohet në gjendje të lirë një 28-vjeçar në Fier. Mësohet se i riu është larguar gjatë kontrollit të dokumentave të makinës nga ana e Policisë. Këta të fundit pasi iu vunë në ndjekje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij të menjëhershëm.

Bëhet me dije se pas shoqërimit të 28-vjeçarit në rajon, është proceduar në gjendje të lirë për vepren penale të mosbindjes së urdhrit të Policisë si dhe është gjobitur me 70,000 lekë. Me rastin do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja" i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip "Audi", pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier

Sondazh

Poll