Aktualitet

I plagosuri nuk ishte shenjestra e plumbave, zbardhen detaje nga të shtënat në Durrës

Siç shihet nga pamjet, xhami i përparmë i biznesit pikë shitjeje pjesësh këmbimi, është bërë shoshë nga breshëria e plumbave. Gjithashtu plumbat kanë kapur dhe një autobus që ndodhej aty pranë.

22 Mars 2024, 13:27 Nga r.ll
I plagosuri nuk ishte shenjestra e plumbave, zbardhen detaje nga të
foto nga vendngjarja

DURRËS- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e sotme me armë zjarri në Shijak, ku i plagosur mbeti 36-vjeçari Enidor Dedja. Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim 30-vjeçari Arbër Hoxha. Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy personave.

Ndërkohë dyshohet se i plagosuri nuk ishte shenjestra e autorit i cili qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete. Raportohet se një natë më parë, autori me një nga pronarët e subjektit tregtar dhe sot kishte shkuar “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Siç shihet nga pamjet, xhami i përparmë i biznesit pikë shitjeje pjesësh këmbimi, është bërë shoshë nga breshëria e plumbave. Gjithashtu plumbat kanë kapur dhe një autobus që ndodhej aty pranë. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 11:53 I.A

Të shtëna me armë në Durrës

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të...