Aktualitet

U vetëvra pas shpërndarjes së fotove në TikTok/ Kërcënohet familja e Sibela Abedinit: Ta marrim fëmijën peng, me laçianë nuk merret dot njeri

Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai.

22 Mars 2024, 13:11 Nga I.A
U vetëvra pas shpërndarjes së fotove në TikTok/
Sibela Abedini dhe Altin Coku

TIRANË- Nëna e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u vetëvra pas shantazheve me foto intime në TikTok ka deklaruar se një person e ka kërcënuar. E ftuar në emisionin 'Me Zemër të Hapur' në News24, ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me laçianët nuk merret dot njeri.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”. Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.

sibela abedini

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 11:53 I.A

Të shtëna me armë në Durrës

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të...