Aktualitet

Arrestohen dy të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme në Tiranë

Të dy këta persona u arrestuan dhe me rastet e tyre do të merret Prokuroria e Tiranës.

22 Mars 2024, 12:49 Nga S.B
Arrestohen dy të shpallur në kërkim për vepra penale të
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen në flagrancë dy të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme në Tiranë. Bëhet me dije se një 35-vjeçar me inicialet E.C ishte shpallur në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

Një 44-vjeçar me inicialet Gj.L është kapur në flagrancë në Kashar pasi ka kryer veprën penale të mashtrimit. Të dy këta persona u arrestuan dhe me rastet e tyre do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dy shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

▪️Në Unazë të Re, u kap dhe ndalua shtetasi E. C., 35 vjeç, banues ne Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

▪️Në Kashar, u kap dhe ndalua shtetasi Gj. L., 44 vjeç, banues ne Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

tirane njerez te shpallur ne kerkim arrestime

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 11:53 I.A

Të shtëna me armë në Durrës

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të...