Aktualitet

U kap duke prerë dru në kundërshtim me ligjin, arrestohet i shpalluri në kërkim në Orikum

Më herët ky 39-vjeçar mësohet se është shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për kanosje.

22 Mars 2024, 13:43 Nga S.B
U kap duke prerë dru në kundërshtim me ligjin, arrestohet i
foto ilustruese

ORIKUM- Arrestohet i shpalluri në kërkim nga Policia e Korçës ditën e sotme në Orikum. Mësohet se 39-vjeçari është kapur duke prerë dru në menyrë të paligjshme në fshatin Tragjas.

Më herët ky 39-vjeçar mësohet se është shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për kanosje. Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në fshatin Tragjas, kanë kapur në flagrancë duke prerë dru, në kundërshtim me ligjin, një 39-vjeçar, banues në Korçë.

Nga verifikimet rezultoi se 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë, me vendimin e datës 07.11.2023, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

orikum preu dru

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 11:53 I.A

Të shtëna me armë në Durrës

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të...