Aktualitet

U kap me 1 kg drogë në automjet, Enea Sulejmani ishte kreu i Transportit Ndërqytetas

Sipas raportimeve ata ishin nën vëzhgim nga policia prej dy muajsh. Burime bëjnë me dije se në këtë moment njëri prej efektivëve ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.

22 Mars 2024, 11:46 Nga r.ll
U kap me 1 kg drogë në automjet, Enea Sulejmani ishte kreu i
enea sulejmani

TIRANË- Pas operacionit të mbrëmshëm policor antidrogë, mbeti i plagosur 30-vjeçari, Enea Sulejmani, i cili gjithashtu u arrestua pasi në makinën e tij u kap 1 kg lëndë narkotike. Enea Sulejmani rezulton Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.  Ai ishte në makinë bashkë me dy të rinj të tjerë Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç. Treshja planifikonin të shkëmbenin drogën mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë, por plani u godit nga policia. 

Shoferi i mjetit, Sulejmani, ka tentuar të shtypte me makinë tre agjentët e antidrogës, teksa ata u afruan për t'i arrestuar. Sipas raportimeve ata ishin nën vëzhgim nga policia prej dy muajsh. Burime bëjnë me dije se në këtë moment njëri prej efektivëve ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivet të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Kjo pasi sipas tyre efektivi ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme. Plumbi i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Sulejmanin në kofshë.

enea sulejmani policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2024, 11:53 I.A

Të shtëna me armë në Durrës

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të...